Pavarësisht polemikave, 5G po shtrihet në të gjithë Europën

Pavarësisht polemikave, 5G po shtrihet në të gjithë Europën

Teknologjia e re 5G është bërë temë e politikës ndërkombëtare në të gjithë Europën.

Brezi i pestë do të sjellë risi në jetën tonë, nga makinat pa shofer deri tek thirrjet holografike.

Vendet anëtare të BE-së kanë filluar forcimin e masave të sigurisë që do të zbatohen në rrjetet 5G, duke u angazhuar për një qasje të koordinuar dhe të përbashkët.

Franca, e cila po vendos kufizime për Huawei, po parashikon kufizime për ata furnitorë që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Ndërkohë, kompanitë europiane kanë paraqitur propozimet e tyre për të zotëruar të drejtën ekskluzive në Europë.

Nokia dhe Ericsson mund t’i ofrojë Bashkimit Europian gjithçka që duhet për të zhvilluar infrastrukturën 5G, ndërsa kompania kineze Huawei u menjanua për arsye sigurie. Kompania e tretë kërkon të mbetet anonime”, shprehet Komisioni Europian.

Sa i përket zbatimit të rrjetit, vendet zotërojnë teknologjinë 5G janë Austria, Rumania, Suedia, Finlanda, Letonia, Italia, Irlanda, Gjermania, Belgjika, Spanja, Vendet e Ulëta dhe Hungaria.

Në muajt e ardhshëm, Brukseli pret që përhapja e rrjetit 5G të vazhdojë për pjesën tjetër të shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy