Izraeli zbulon antitrupin që “vret” COVID-in

Izraeli zbulon antitrupin që “vret” COVID-in

Paralelisht me kërkimin për gjetjen e një vaksine, në të gjithë botën po punohet edhe për një kurë për trajtimin e koronavirusit.

Në fillim të majit ishte Izraeli, vendi që deklaroi se ka zbuluar një antitrup që “vret” virusin Covid-19.  

Lajmi u konfirmua nga studiuesit e Institutit të Izraelit për Kërkime Biologjike, i cili konsiderohet si një nga laboratorët më të rëndësishëm në vend.

Studiuesit thanë se ishin në gjendje të izolonin një proteinë që duke u futur në trupin e një pacienti me COVID, parandalonte përhapjen e virusit, derisa ai të shërohej.

Ata, nënvizuan se rezultatet e para gjatë testimit te kafshët ishin inkurajuese.

Sipas tyre, faza tjetër e eksperimentit do të kryhet tek njerëzit, ndërsa u shprehen optimistë se gjithçka do të shkojë mirë.

Kjo nuk është një vaksinë dhe ne nuk shpresojmë të parandalojmë përhapjen e virusit, por mund të jetë një pikënisje e mirë për një trajtim efektiv për shpëtimin e jetëve njerëzore”, tha ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Christian Cantor.

Ambasadori deklaroi më tej se Izraeli është përqëndruar më tepër në krijimin e një kure, se sa në gjetjen e një vaksine, ku zbulimi i saj mund të zgjasë me vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy