Rakacolli: Mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe, brenda javës njoftim për universitetet

Rakacolli: Mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe, brenda javës njoftim për universitetet

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se në Shqipëri ende nuk është i konfirmuar një rast me variantin e ri të Covid-19. Ajo tha se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që fluturimet me Britaninë të jenë të pezulluara.

“Në rritje të këtyre indikatorëve po vlerësohet edhe shfaqja e varianteve të transformuar të sars cov 2, por fatmirësisht situatë është e kontrolluar. Në takimin e sotëm u vendos që të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një moment të dytë”, tha Rakacolli.

Gjithashtu ajo u ndal dhe tek hapja e universiteteve. Rakacolli konfirmoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me ministrinë e Arsimit dhe brenda kësaj jave do të ketë një vendim lidhur me mundësinë që të paktën provimet të zhvillohen në auditoret e universiteteve.

“Deri më tani situata vijon të jetë e kontrolluar dhe për këtë arsye është vendosur që universitetet po punojnë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar diçka konkrete për këtë realizim dhe do të kemi maksimumi një vendim brenda kësaj jave”, shtoi ajo.

Në fund ajo i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë me rigozitet mbajtjen e maskave respektimin deri në detaj të distancimit social dhe fizik, sepse sipas saj ajo të mbron nga të gjitha maskat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy