Spanja lehtëson disa nga masat kufizuese

Spanja lehtëson disa nga masat kufizuese

Pavarësisht mijëra rasteve të reja që raportohen me Covid-19 në ditë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të dielën njoftoi lehtësim të masave kufizueze për qytetarët.

Gjatë një konference për mediat ditën e Pashkëve, Sanchez paralajmëroi popullin spanjoll të tregojë kujdes, edhe pse shkalla e të infektuarve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit vazhdon të ngadalsohet.

Ai theksoi se kërkon të jetë i qartë, por deklaroi se vendi nuk po hyn në një fazë të dytë të infeksionit dhe se gjëndja e alarmit vazhdon dhe për pasojë edhe bllokimi i përgjithshëm i vendit.

Sánchez tha se heqja e kufizimeve, disa prej të cilave do të fillojnë të hënën më 13 prill, do të jetë progresive dhe e matur.

Spanja ka qenë një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit, me të paktën 166.831 infeksione dhe 17,209 viktima nga e diela e 12 prillit, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Kryeministri deklaroi se merr përgjegjësinë mbi furnizimin e pamjaftueshëm të pajisjeve mbrojtëse siç janë maskat, por sipas tij, e gjithë bota ishte e papërgatitur.

''Spanja ka filluar të garantojë sigurimin materialeve mbrojtëse dhe po merr hapa të tjerë për të mbrojtur personelin e kujdesit shëndetësor'', tha Sanchez.

Përballë kritikës në rritje nga partitë e tjera të qeverisë për trajtimin e koronavirusit, Sánchez gjithashtu bëri thirrje për një reagim politik të bashkuar, në Spanjë dhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy