Dita Botërore e Talasemisë, Meta: Mposhtni indiferencën, mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar jetë

Dita Botërore e Talasemisë, Meta: Mposhtni indiferencën, mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar jetë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për Ditën Botërore të Talasemikëve duke kujtuar kauzën humane për dhurimin e gjakut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se është përgjegjësi e të gjithëve, në veçanti e institucioneve përgjegjëse, me qëllim garantimin e një jete normale dhe cilësore.

Ai thotë se mjaftojnë 10 minuta për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik.

Dita Botërore e Talasemisë na kujton sot rëndësinë e solidarizimit me kauzën humane dhe fisnike të dhurimit të gjakut. Të mos harrojmë se mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetën e një fëmije talasemik! Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm dhe sensibilizimin frymëzues, që "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat jetësore të fëmijëve dhe çdo pacienti me talasemi.

Por është përgjegjësi e të gjithëve, në veçanti e institucioneve përgjegjëse, për të shumëfishuar përpjekjet për rrëzimin e barrierave burokratike dhe eleminimin e pabarazive shëndetësore, me qëllim garantimin e një jete normale dhe cilësore, nëpërmjet furnizimit të sigurt me gjak dhe trajtimit spitalor dinjitoz të pacientëve me talasemi. Mposhtni indiferencën që vret! Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy