Pedagogu dhe avokati Marsid Gupi, ndarjen mes Princit Leka me të shoqen Elia Zaharia, e sheh si çështje të shoqërisë dhe shtetit pasi bëhet fjalë për familje mbretërore.
Në emisionin “Scrolling” në MCN TV, ai deklaroi se personazhe të tilla kanë një fatalitet që janë midis vesit dhe virtytit.
Ose do mbajnë vlerat virtytin, ose nga pakënaqësia mund të bien në ves.
Gjithmonë gjenden arsye të ligjshme që amoralitetin ta kthejnë në normalitet.
Mbase një princ i lumtur që e konsumon dashurinë e tij është me produktiv.



