KLGJ merr vendimin, në 27 prill hapen gjykata

KLGJ merr vendimin, në 27 prill hapen gjykata

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot ti japë fund periudhës së pezullimit të proceseve gjyqësore civile dhe penale në Shqipëri.

Gjatë diskutimit në mbledhjen e sotme, anëtarët e KLGJ vendosën të miratojnë fillimin e punës në sistemin gjyqësor në datën 27 prill 2020.

 Pikërisht në këtë datë të gjitha proceset gjyqësore penale dhe civile do të hapen për shqyrtim, por me kufizim për sa i përket pjesëmarësve.

Me këtë vendim e gjithë administrata gjyqëosre do dali në punë, me përjashtim të punonjësve që janë prekur nga virusi pandemic COVID-19 apo që kanë të afërmit e tyre të prekur dhe domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë në karantinim të plotë.

Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen pa praninë e publikut, vetëm në prezencë të palëve dhe avokatëve mbrojtës.

Sigurisht që KLGJ ka urdhëruar që çdo gjykatë fakti dhe apeli duhet të marë masa për sa i përket dizifektimit të ambjenteve dhe krijimin e kushteve sanitare dhe tuneleve disifektuese në hyrjet kryesore të gjykatave.

Me çeljen e proceseve gjyqësore automatikisht fillon punën normalisht dhe prokuroria, e cila 90 për qind të punës së saj e ka me veprimtarinë e gjykatës.

KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.

Pezullimi i proceseve gjyqësore civile dhe penale u krye për një periudhë 2 mujore për shkak të virusit pandemik COVID-19.

Gjatë kësaj faze në gjykata janë zhvilluar vetëm procese emergjente që kishin të bënin me caktimin e masës së sigurisë të personave të arrestuar dhe procese gjyqësore që lidhen me pensionin familjar të fëmijëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy