Zjarri pranë godinave të OST në Elbasan, ndërhyrja shmang dëmet

Zjarri pranë godinave të OST në Elbasan, ndërhyrja shmang dëmet

Një vatër zjarri u shfaq dhe u bë mjaft aktive në mesditë pranë godinave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Elbasan. 

Zona ku u përhap zjarri ndodhet në afërsi të linjave me tension të lartë 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV si dhe nënstacioneve përkatëse që përfshijnë pajisje dhe sisteme të rëndësishme për transmetimin e energjisë elektrike në vend.

Rrethanat e shpërthimit të vatrës së zjarrit nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një qark i shkurtër në rrjet mund të ketë qenë shkaktari i mundshëm.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse me mjete të posaçme, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë rekord duke shmangur kështu çdo dëm në nënstacione apo në linjat e transmetimit dhe në njerëz. 

Autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të vlerësuar masat parandaluese të nevojshme në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy