Dy njerëz u infektuan me koronavirus në kampin e Rohingyas në Bangladesh, i njohur ndryshe si kampi më i madh i refugjatëve në botë.
Autoritetet bënë me dije se të gjithë emigrantëve të strehuar në kamp do iu sigurohet ndihma mjekësore, kurse 1900 prej tyre do të testohen për koronavirus.
Në kamp janë strehuar rreth 1 milion emigrantë, ku 740,000 prej tyre janë myslimanë, të cilët janë larguar për shkak të spastrimit etnik nga ushtria e Myanmar, në gusht të vitit 2017.
“Tani që virusi është futur në kampin më të madh të refugjatëve në botë, ka gjasa që mijëra njerëz të vdesin për shkak të virusit Covid-19”, tha Dr.Shamin Jahan, drejtor i kujdesit shëndetësor të fëmijëve në Bangladesh.



