Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake.
Ata kërkojnë nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre gjatë ndërtimit të tregut të ri, pa u penalizuar ekonomikisht.



