Manastirliu: Zgjerojmë programin SmartLab edhe në 216 shkolla të tjera

Manastirliu: Zgjerojmë programin SmartLab edhe në 216 shkolla të tjera

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, nisi nga gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër, turin e dëgjesave publike, me bashkëbisedimet e hapura me nxënës dhe mësues, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor në vend.

Gjimnazistët theksuan rëndësinë e financimit në shkolla të bazës materiale për projektet që ata realizojnë gjatë vitit si dhe zgjerimin e laboratorëve, për të zhvilluar potencialin e tyre në fushën e teknologjisë.

Duke folur për mundësinë që do të shihet, në mënyrë që shkollat të kenë më tepër autonomi, Ministrja Ogerta Manastirliu e vuri theksin edhe tek zgjerimi i programit SmartLab në shkollat e vendit, për të rritur aksesin në teknologji.

Gjatë 2023-2024 duam që të shtrijmë SmartLab-et edhe në 216 shkolla të tjera, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim e për t’iu dhënë mundësi nxënësve të përgatiten për të ardhmen dhe të shpalosin potencialin e tyre drejt inovacionit dhe zgjidhjeve inteligjente.

Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit e gjimnazit të njohur, ministrja vlerësoi rolin dhe punën e mësuesve, teksa nënvizoi rëndësinë e këtij bashkëbisedimi të hapur për të zhvilluar më tej programet në shkolla.

Dua ta nis punën me ju, të flasim për arsimin me mësuesit, me nxënësit, me prindërit, me qëllimin për të ndërvepruar së bashku dhe për të marrë vendimet e duhura për programet që ne kemi aktualisht dhe ato që do të zhvillojmë në të ardhmen dhe besoj se më mirë se ju që jeni në terren, që jeni matësit më të mirë të punës dhe përformancës në shkollë, hnuk ka se kush ta thotë.

Ju mund të na transmetoni më shumë në raport se si mund të përmirësohen indikatorë të ndryshëm në shkollë dhe këtu e kam fjalën te cilësia apo çfarë mund të bëjmë më shumë sa i përket kurrikulës së shkollës por edhe asaj jashtëshkollore, programeve dhe aktiviteteve.

Mësuesit e gjimnazit “28 Nëntori” kanë vendosur theksin tek pasurimi edhe më shumë i bibliotekës së shkollës, mundësia e zgjerimit të bazës materiale nga vetë shkolla, tek pasurimi i laboratorëve me mjete laboratorike dhe linjat e internetit të sigurt në klasa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy