Moti i keq/ OSSH: Jemi në gatishmëri për problemet në rrjetin elektrik

Moti i keq/ OSSH: Jemi në gatishmëri për problemet në rrjetin elektrik

Moti në dy ditët në vijim, sipas parashikimeve të IGJEUM pritet të jetë me reshje të dendura dhe furtunë, si edhe shkarkime atmosferike. Si pasojë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik. Në një njoftim për shtyp, OSSH bën të ditur se janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Theksojmë se, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë të furnizimit me energji elektrike, si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe abonentët pa përjashtim”, thuhet në njoftim.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët. Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy