Kryeministri Zaev uron Ditën e Alfabetit Shqip: Le të nderojmë diversitetin etnik dhe gjuhësor

Kryeministri Zaev uron Ditën e Alfabetit Shqip: Le të nderojmë diversitetin etnik dhe gjuhësor

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka uruar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përkatësisht 113 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

“Në këtë ditë në vitin 1908 përfundoi Kongresi i Bitollës (Manastir) në Bitollë (Manastir) ku u krijua alfabeti i standardizuar i shqipes. Kongresi u mblodh më 14 nëntor dhe morën pjesë delegatë nga Maqedonia, Shqipëria dhe komunitetet shqiptare në Rumani, Egjipt, Amerikë, Greqi, Turqi, Itali dhe vende të tjera”, shkroi Zaev.

Zaev, nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale, ka thënë se si shtet konfirmojnë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore.

“Me shpalljen e 22 nëntorit si Dita e Alfabetit Shqip dhe kremtimin e kësaj feste të rëndësishme për komunitetin shqiptar si pjesë përbërëse e thesarit gjuhësor dhe kulturor të Maqedonisë së Veriut, konfirmojmë se gjuha dhe shkronja janë ura për ne duke qëndruar mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore.

Për këtë na thërrasin vlerat tona maqedonase, të cilat në të njëjtën kohë janë evropiane dhe me të cilat po ecim në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kremtimi i vlerave kulturore, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe atë shqiptare, është thelbi i shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut i fuqishëm për një të ardhme të begatë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve. 

“Ju uroj festën – ditën e alfabetit shqip të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe të gjithë qytetareve. Le të festojmë dhe nderojmë diversitetin etnik dhe gjuhësor të shoqërisë sonë si prioritetin tonë. Si një thesar i përbashkët i yni”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy