Bashkimi Europian ka kundërshtuar hapjen e zonave të mbrojtura për investime strategjike në Shqipëri, duke theksuar se deri në vitin 2027 çdo projekt në infrastrukturë dhe energji duhet të respektojë plotësisht standardet mjedisore të BE-së. Ambientalistët e Lëvizjes për Energjinë dhe Klimën kërkuan transparencë dhe konsultim publik për projektet energjetike.



