Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka mbikëqyrur nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, gjatë së cilës bëri meë dije se ai do td jetë gati brenda verës.
Jam e kënaqur që tashmë ashtu sikurse e kemi premtuar, brenda muajit korrik mund të kemi një përfundim të punimeve në këtë spital.
Dhe ky është synimi ynë, që fundi i muajit korrik të përfundojë nga pikëpamja e rehabilitimit të infrastrukturës spital i ri i sëmundjeve infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërkohë që bërja funksional i këtij spitali do të fillojë në muajin gusht, ku edhe do të kemi një hapje të këtij shërbimi të ri.
Përsa i takon emergjencave, ministrja njoftoi se ky spital mund të kthehet në një spital gjysmë terapie intenzive.
Ashtu sikurse tashmë kjo strukturë është e projektuar, do të kemi më shumë se 60% të dhomave me ajër me presion negativ. Kjo ndihmon shumë për sa i përket trajtimit të sëmundjeve infektive.
Reanimacioni rrit kapacitetet duke i dyfishuar ato. Ndërkohë që gati të gjitha dhomat ofrojnë të gjitha panelet e gazrave mjekësore duke e kthyer në një moment të caktuar nëse do të na duhet dhe një spital pra, gjysmë terapie intensive,
Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro konsiston në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv. Ky investim vjen në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigje të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.
Kapaciteti i plotë i këtij spitali do të jetë 118 shtretër.
Projektimi i dhomave te pacienteve është me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta.
Projekti parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe shtim të kapaciteteve do të ketë dhe në repartin e urgjencës.



