Xhadat/ Ujërat e zeza i mbushin shtëpinë qytetarit në Lushnjë, policia i bllokon punimet, UKL i jep zgjidhje situatës!

Xhadat/ Ujërat e zeza i mbushin shtëpinë qytetarit në Lushnjë, policia i bllokon punimet, UKL i jep zgjidhje situatës!

Emisioni “Xhadat” dhe ekipi i MCN TV ka udhëtuar drejt fshatit Sektor Zham, në Lushnje, ku qytetari Pëllumb Berberi denoncon një problem të vazhdueshëm me ujërat e zeza që, gjatë reshjeve dhe përmbytjeve, i futen brenda në banesë.

 

Sipas tij, të gjitha tubacionet kulluese të fshatit shkarkohen pranë shtëpisë së tij, duke bërë që banesa të mbushet me ujëra të ndotura sa herë ka reshje të dendura. 

 

Ai thekson se situata është përsëritur disa herë ndër vite. Problemi, sipas tij, përkeqësohet edhe nga një pusetë e vendosur pranë portës së banesës, e cila, përmes tubacionit të tualetit, sjell ujërat e zeza brenda në shtëpi.

 

Pas transmetimit të parë të rastit, Ujësjellës Kanalizime Lushnje (UKL) deklaroi se do të merrte masa për ndërtimin e një rrjeti të ri për ndarjen e ujërave të bardha nga ato të zeza. Megjithatë, qytetari shprehet se deri më sot nuk ka pasur asnjë zgjidhje konkrete.

 

Ndërkohë, situata komplikohet edhe më tej pasi Pëllumb Berberi, i pajisur me leje nga Njësia Administrative Dushk për ndërtimin e një muri mbrojtës, është ndaluar të vijojë punimet. 

 

Sipas tij, punimet iu bllokuan nga polici i zonës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).Në një komunikim telefonik, polici i zonës Sadush Bali fillimisht mohon ndërhyrjen, por më pas pranon se i ka ndaluar punimet për 3-4 ditë, pa sqaruar bazën ligjore të këtij veprimi. Nga ana tjetër, Komisariati i Policisë Lushnje deklaron se nuk ka kompetencë për të bllokuar punimet dhe se ka njoftuar IMT-në për verifikim më 17 mars 2026.

 

Edhe IMT Lushnje konfirmon se është në proces verifikimi, pas një ankese nga një qytetar tjetër që pretendon shkelje prone. Sipas tyre, procedura mund të zgjasë deri në 10 ditë.Administratori i Njësisë Dushk, Bruno Vrapi, thekson se leja e dhënë është e rregullt dhe se ndalimi i punimeve nuk lidhet me institucionin që ai përfaqëson.

 

Ndërkohë, në një tjetër reagim, UKL deklaron se do t’u drejtohet organeve kompetente përpara se të ndërhyjë për ndërtimin e rrjetit të ri. Drejtori teknik premtoi verifikim në terren dhe zgjidhje të situatës. Të nesërmen, përfaqësues të UKL-së dhe një inxhinier inspektuan banesën e qytetarit. Ata sqaruan se nuk kanë kompetencë për ujërat e shiut, ndërsa sugjeruan dy zgjidhje: vendosjen e një kundravalvule ose ndërtimin e një grope septike.

 

Pas diskutimeve, dhe me mbështetjen e premtuar nga Njësia Administrative për punonjës dhe ndihmë teknike, qytetari pranoi ndërtimin e një grope septike si zgjidhje të përkohshme. Rasti nxjerr në pah mungesën e koordinimit mes institucioneve dhe zvarritjen e zgjidhjes për një problem që prek drejtpërdrejt jetesën e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy