Analisti Ilir Kulla, renditjen në youtube të programeve prime time të së enjtes dhe së premtes ku i pari renditet “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit, “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ndjekur nga “Top Story” i Grida Dumës, i sheh si emisione që përcjellin aktualitetin.
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Kulla tha se njerëzit nuk duan propagandë as nga njëra palë as nga tjetra duan informacion të lirë.
Natën kur mbaron emisioni, është diaspora që e sheh dhe ata e shikojnë vetëm në youtube. Konsumi i atij që sheh kanalin është këtu, në qytete.
Elementi youtube fut shikuesin që të ndjek për shkak të temës, për mënyrën si e trajton.
Nuk janë tifozë të njërës parti apo tjetër, ata shohin se cila temë tërheq.
Platforma online është e ardhmja, duhet të përshtatesh.



