
Shqipëria është mes vendeve që përfitojnë nga një projekt i qeverisë britanike, që ka për qëllim rritjen e aftësive dixhitale dhe perspektivat e punësimit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor në këtë fushë. Ky projekt pritet të prezantohet sot nga ministri i Jashtëm i qeverisë britanike, Boris Johnson, në ditën e parë të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Fondi me vlerë 10 milionë paund do të përdoret për trajnimin e fëmijëve në mbi 45 mijë shkolla të rajonit. Duke siguruar akses në arsimim dixhital, ky financim do të ndihmojë në nxitjen e gjeneratës së ardhshme të inovatorëve dhe sipërmarrësve, si në Ballkanin Perëndimor dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i Jashtëm, Johnson, do të përsërisë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor duke shpallur një milion euro shtesë për të ndihmuar rajonin të adresojë çështjet e vështira të trashëgimisë së të kaluarës, duke përfshirë kërkimin dhe identifikimin e 12 000 personave të zhdukur nga konfliktet e viteve ‘90.
Projekti për inovacionin, me një vlerë prej 10 milionë paundësh, do të shtrihet në një hark kohor prej 3 vitesh.
Ai programin pilot të Këshillit Britanik për shekullin XXI, që u mundëson fëmijëve të moshës shkollore fillore të zhvillojnë mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe shkathtësitë e leximit dixhital. Vendet që do të përfitojnë nga ky projekt janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, me 4 500 shkolla fillore, në total 1 milion nxënës. Kjo do të ndihmojë në nxitjen e gjeneratës së ardhshme të inovatorëve dixhitalë dhe sipërmarrësve, duke ofruar programim kompjuterik dhe trajnime kodimi.



