Doganat: Shërbimi 24 orë për importuesit dhe eksportuesit e mallrave ushqimorë

Doganat: Shërbimi 24 orë për importuesit dhe eksportuesit e mallrave ushqimorë

Importi dhe eksporti i mallrave ushqimore nuk ka ndaluar për asnjë moment dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Këtë e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e doganave.

Në një njoftim për shtyp ajo citon se “ Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet. Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera”.

Çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj bizneseve dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy