Zjarret në Gjirokastër e Lezhë/ Meta thirrje institucioneve: Merrni masa

Zjarret në Gjirokastër e Lezhë/ Meta thirrje institucioneve: Merrni masa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas situatës së krijuar nga përhapja masive e zjarreve në qarqet e Gjirokastrës dhe Lezhës, për shkak edhe të temperaturave të larta të muajit gusht.

Meta iu bën thirrje Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy