Shqipëria do ketë kosto nëse s’investon në mbrojtjen e deteve. Paralajmerimi vjen nga Mitja Bricelj, koordinatori kryesor i EUSAIR (IUSEIR), strategjia e BE-së për rajonin Adriatik dhe Jon.
Ai thote se qeveritë e vendeve të cilat lagen nga këto dy dete duhet të ulen menjëherë në dialog, pasi Adriatiku dhe Joni rezultojnë me përqindjen më të ulët të zonave të mbrojtura në gjithë Mesdheun.



