Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Anton Martinit

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Anton Martinit

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Anton Martini, i cili është kandidat për në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Komisioneri Publik vlerëson se Martini nuk është i besueshëm në detyrë për rikonfirmim dhe duhet të shkarkohet nga shkalla e dytë e Vettingut.

“33. Konsiderojmë se, ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e rivlerësimit, duke marrë për bazë gjendjen e fakteve dhe provave në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë;

34. Duke ritheksuar se Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni, me qëllim që të garantojë mbrojtjen e interesit publik në procesin e rivlerësimit, duke vlerësuar në qoftë se vendimmarrja e Komisionit për konfirmimin ose shkarkimin e subjektit, ose ndërprerjen e procesit të rivlerësimit është marrë në përputhje me ligjin, në përfundim të një hetimi të plotë, mbështetur në faktet dhe provat e administruara për këtë qëllim;

36. Komisioneri Publik kërkon, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë:

– Ndryshimin e vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini”, thuhet ne ankimin e Komisionerit Publik.

Prokurori Anton Martini u konfirmua në detyrë më 29 janar të këtij viti nga KPK pas dy seancave dëgjimore të mbajtura me 10 dhjetor 2019 dhe 27 janar 2020.

Seanca e dytë dëgjimore ndaj prokurorit Anton Martini u zhvillua pas riçeljes së hetimeve prej një denoncimi mbi shortimin e çështjeve në Prokurorinë e Shkodrës, gjatë kohës që ai ishte drejtues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy