Banorë të fshatit Verri në komunën Mbrostar, kanë protestuar këtë të martë, duke kundërshtuar ndërtimin e një impianti të përpunimit të plehrave në zonën ku ata jetojnë. Prtestuesit kanë theksuar se protesta do të vijojë deri në anulimin e këtij projekti.



