Shkodra është qyteti më i prekur nga koronavirusi, pas Tiranës.
Deri tani në total në kryeqendrën e veriut janë konfirmuar 57 raste.
Për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Shkodrën e kanë vizituar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
Ndërkohë dy ditë më parë qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, Çesk Millja.
Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.



