Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës, ndërkohë që qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
Apelohen drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.



