Një 16-vjeçare përdhunohet nga 30 burra: "Shokohet Izraeli"

Një 16-vjeçare përdhunohet nga 30 burra: "Shokohet Izraeli"

Një 16-vjeçare është përdhunuar nga 30 burra në Izrael.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Eilat në brigjet e Detit të Kuq.

Mediat lokale shkruajnë se vajza ishte e dehur, ndërsa një nga të dyshuarit është arrestuar.

Mësohet se i dyshuari për përdhunimin e 16-vjeçares, zbuloi para hetuesve se 30 persona kishin abuzuar seksualisht me të.

Hetimet ende po vazhdojnë, ndërsa kamerat e sigurisë së hotelit, zbuluan një grup të madh personash në hyrjen e njërës prej dhomave.

Ngjarja ka tronditur vendin. Kryeministri Benyamin Netanyahu dënoi aktin, duke shkruar në profilin e tij në Tëitter: Një fakt tronditës, nuk ka fjalë të tjera.  Nuk është thjesht një krim ndaj vajzës, por një krim kundër vetë njerëzimit, i denjë për çdo dënim. Ata që janë përgjegjës, duhet të paraqiten para drejtësisë.

Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz deklaroi: Çfarë lloj njerëzish janë.

Mësohet se përdhunimi në grup i 16-vjeçares ka ngjallur zemërim tek mijëra qytetarë, ndërsa të enjten në darkë u organizua një marshim i madh popullor në solidaritet me viktimën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy