Prej vitesh, banorët e fshatit Babicë të Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata tregojnë se uji që rrjedh në çezma është me ngjyrë dhe kundërmon erë të pakëndshme, çka i detyron ata të blejnë ujin për ta konsumuar. Problem për ta janë faturat që paguajnë, edhe pse uji që u shkon në banesa nuk u shërben për asgjë.



