Hantavirusi/ Prifti e Troci: Ka rrezikshmëri të ulët infektimi, preken moshat 20-50 vjeç

Hantavirusi/ Prifti e Troci: Ka rrezikshmëri të ulët infektimi, preken moshat 20-50 vjeç

Piro Prifti, pedagog i mjekësisë, dhe mjeku Albert Troci analizuan në studion e MCN Informacion rastet e hantavirusit. Ata theksuan se virusi i shfaqur rishtas ka rrezikshmëri të ulët dhe është i kontrollueshëm. 

 

Piro Prifti 

 

Transmetimi ndodh nga kafsha te njeriu. Rrallë nga njeriu te njeriu, vetëm në ambiente të mbyllura kur ata rrinë për një kohë të gjatë. Një nga viruset më vdekjeprurëse të hantavirusit është ai i Andeve. Ai është larg prej nesh. E vetmja mënyrë është vetëm nëse njerëz të infektuar vijnë që andej. Ka një problem shumë të madh te parandalimi. 

 

Në vitin 1970 mjekët kanë trajtuar një person me hantavirus, doli më vonë që ishte i tillë. Ishte rast i izoluar. Rasti u botua në një revistë ndërkombëtare sepse ne nuk i kemi të dokumentuara rastet. Pra mund të ketë pasur edhe raste të tjera. 

 

Përderisa OBSH thotë që nuk është rrezik i madh për pandemi, ka dhënë disa informacione për mundësinë e parandalimit të gjërave. Tirana është e mbushur me minj. Katet e para kanë plot. Ndaj duhet rritur dezinfektimi. Pastrimi nuk duhet bërë me pluhura, sepse aty gjenden aerosolët. 

 

Virusi i Andeve ka vdekshmërinë 50%. Ndaj duhet hospitalizuar pacienti menjëherë. Mushkëria preket menjëherë. 

 

Grupmosha që preket më shumë nga hantavirusi është 20-50 vjeç. Në raste të rralla preken fëmijët, por kur preken e kanë më të vështirë.

 

Albert Troci 

 

Duke u bazuar në të dhënat shkencore, është një virus me rrezikshmëri të ulët. Nuk e dimë nëse ky virus pëson mutacion apo jo. Të gjitha rastet janë izoluar në të njëjtën anije. Nuk ka raste nga varet tjetër infektimi. Kjo na qetëson. Ka një dyshim i vogël për pacientët që nga ishulli i Shën Helenës janë nisur për në Johanesburg. 

 

Për momentin nuk ka asnjë lloj problemi për kontrollin e këtij virusi. 

 

Fillon me dhimbje koke, me dhimbje muskujsh. Për këtë lloj virusi nuk ka terapi. Arma më e mirë është sistemi imunitar. Nëse pacienti ka nevojë për mbështetje respiratore, atëherë ka diçka që nuk shkon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy