Të verbrit dhe invalidët në Shkodër pretendojnë se një ditë më parë janë ulur me forcë nga autobusët e qytetit. Shkak është bërë fakti se nuk pranojnë të paguajnë biletën prej 40 lekësh pasi sipas ligjit e përfitojnë falas.
Një nga të verbrit, Ndoc Bjeshka në këtë 3 dhjetori, ditën e personave me aftësi ndryshe, i bën apel bashkisë Shkodër që të gjendet një zgjidhje.



