
Disa nxënës në klasën e pestë të një shkollë 9-vjeçare në Durrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi.
Sipas informacioneve të para të bluve të qytetit bregdetar, tregojnë se nxënësit pasi kanë konsumuar disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën "Eftali Koçi" në Durrës, ndërsa nxënësit janë të moshës 11- 12 vjeç dhe pasi kanë marrë mjekimin në spital janë larguar.
Ndërsa në lidhje me helmimin e 5 nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Durrës ka reaguar edhe ministria e Arsimit.
Ministria bën me dije se për rastin e fëmijëve në shkollën 9-vjecare ‘Eftali Koci’ të Durrësit, u njoftua ISHP për ngjarjen dhe policia bashkiake për largimin e ambulantëve.
Ministria sqaron se ata kanë blerë produkte tek ambulantët gjatë pushimit të gjatë në kangjellat e shkollës dhe pasi i kanë konsumuar nuk janë ndier mirë.
Të 5 fëmijët janë dërguar për kontroll në spital nga drejtori i shkollës, ndërsa sot fëmijët zhvilluan mësimin normalisht në shkollën e tyre.



