Alergjitë e stinës mbeten shqetësim i përvitshëm për të gjithë ata që vuajnë prej tyre. Por këtë pranverë, duket se ato janë përjetuar në forma më të rënda, edhe për shkak të një sërë faktorësh të shkaktuar nga Pandemia e Covid 19.
Mjekja alergologe Kleita Elezi, në një intervistë për Tvt, thotë se gjatë periudhës së izolimit, mjekët alergologë janë përballur me raste të rënda të pacientët që vuajnë nga forma të rënda të alergjive.
Shpeshherë alergjitë ngatërrohen edhe me gripin e stinës, por ndryshimi kryesor sipas mjekes Elezi, është kohëzgjatja e simptomave.
Kategoria më e prekur sipas mjekes alergologe janë fëmijët.
Trajtimi i këtyre shenjave është i domosdoshëm, sipas mjekëve specialist, pasi e njëjta alergji mund të shfaqet më agresive në pranverën e ardhshme .



