
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësues të organizatave në mbrojtje të mjedisit, aktivistë të shoqërisë civile të drejtuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe disa nxënës të shkollave të Tiranës me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta u shpreh se pasuritë natyrore që ka Shqipëria dita-ditës po shfrytëzohen e shkatërrohen në dëm të shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, apeli im është i qartë: Duhet t’i themi STOP shkatërrimit të mjedisit! Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për të mbrojtur këtë dhuratë që na ka falur Zoti, pa të cilën vetë ekzistenca jonë dhe e gjeneratave të ardhshme është e pamundur”, - theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.



