Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale në të cilat jetojnë një pjesë e nxënësve në shkollën Ndoc Mazi në Shkodër, ka nxitur një nismë për t’u ardhur në ndihmë. Ushqime dhe veshmbathje janë dhuruar për fëmijët, ndërsa kjo nismë është ndërmarrë nga aktivistja Marjana Koçeku.



