I vuri flakën mbetjeve në fshatin Zhamë, identifikohet autori

I vuri flakën mbetjeve në fshatin Zhamë, identifikohet autori

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e së martës në fshatin Zhamë të Lushnjës, ndërsa u rrezikuan sipërfae me ullinj dhe banesa. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, duke e shoqëruar atë në komisariat.

“Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies”, njofton policia.

Ndërkohë, janë evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri. Burimet bëjnë të ditur se u shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme tokë me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.

Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy