Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot ministren e Arsimit Besa Shahini, duke i dhuruar edhe një glob, në të cilin është i gdhendur logoja e programit Fulbright.
Ky program do tu japë më shumë mundësi studentëve shqiptarë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bursën Fulbright.
Gjatë takimit ambasadorja dhe ministrja biseduan edhe për zgjerimin e programeve të shkëmbimit si dhe mundësinë e përmirësimit të trajnimit të mësuesve në Shqipëri.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
“Ambasadorja Kim i dhuroi Ministres së Arsimit Besa Shahini një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright. Gjatë takimit, Ambasadorja dhe Ministrja biseduan për zgjerimin e programeve të shkëmbimit si dhe për mundësitë e përmirësimit të trajnimit të mësuesve në Shqipëri. =ShkëmbejmeBotenTonë".



