Stuhi dhe reshje të dendura, përmbytet Lezha (VIDEO)

Stuhi dhe reshje të dendura, përmbytet Lezha (VIDEO)

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”. 

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy