Egjipt/ Vdes në burg regjisori i videos muzikore që kritikonte presidentin Al Sisi

Egjipt/ Vdes në burg regjisori i videos muzikore që kritikonte presidentin Al Sisi

Fotografi dhe regjisori egjiptian Shady Habash vdiq me 1 maj në burgun Tora, në periferi të Kajros. Ai prej dy vitesh ishte në pritje të gjyqit, pasi u arrestua për një video muzikore ku kritikonte presidentin Abdel Fatah al Sisi. Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende.

Në të njëjtin burg me Patrick Zaky

Habash, ishte burgosur në të njëjtin burg me Patrick Zaky, studiuesin 28-vjeçar të Universitetit të Bolonjës, i arrestuar në muajn shkurt në Kajro.  

Vdekja e të riut na detyron të reflektojmë se në çfarë kushtesh jetojnë të burgosurit në burgjet e Egjiptit, tashmë të mbipopulluar dhe të pisët, ndërsa kohët e fundit janë shndërruar akoma edhe më të rrezikshëm për shkak të koronavirusit.

Veçanërisht kompleksi i burgut Tora konsiderohet një nga më të këqinjtë në Egjipt dhe ndodhet në zonën më të njëjtin emër në jug të Kajros. Kompleksi përfshin katër burgje, një spital ushtarak dhe një burg të madh sigurie, i njohur si Akrep.

Në pritje të gjykimit

Në mesazhin e tij të fundit që regjisori arriti t’i çonte familjes, ishte ai i vitit 2019, ku shkruante: Po vdes ngadalë, ditë për ditë. Burgu të vret ngadalë. Dua t’u them që të rezistoni, mos u çmendni kur t’iu fusin në ndonjë qeli dhe të harroheni aty brenda, pa e ditur kurrë se kur ju mund të dilni.

Habash u arrestua në muajin mars të 2018-ës për regjinë e një video muzikore të titulluar “Balaha”, një këngë e Ramy Essam, i cili është një nga këngëtarët më të famshëm egjiptian, një ikonë e revolucionit në sheshin Tahrir, ku u arrestua dhe u torturua, duke u detyruar më vonë të kërkojë azil në Suedi.

Shady nuk kishte asnjë lidhje me përmbajtjen e këngës. Ai ishte një drejtor artistik i njohur dhe po punonte vazhdimisht në disa projekte në Lindjen e Mesme dhe kënga “Balaha” ishte vetëm një nga videot e shumta që ai kishte udhëhequr”, shkruan Essam në faqet e tij në rrjetet sociale.

Edhe autori i këngës ishte arrestuar dhe dënuar në muajin gusht të vitit 2018 me tre vjet burg. Nga ana tjetër, nuk ekzistonte asnjë dënim apo gjykim kundër Habashit.  

Akuzat ndaj tij, si përhapja e lajmeve të rreme, (përfshirja në një grupi terrorist, etj), janë të ngjashme me ato akuza që varen mbi kokat e mijëra egjiptianëve të akuzuar si kundërshtarë të Presidentit Al Sisis.

Një mekanizëm i tillë është denoncuar prej kohësh nga Amnesty International dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy