Gazetarja Zhaklin Lekatari, është e mendimit se për disa gjëra është e bukur dhe magjike të jesh femër, por për disa gjëra është shumë e vështirë.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se femrat në Shqipëri përballet me një luftë brenda llojit dhe një luftë të jashtme.
Nuk di se pse gratë që revoltohen janë të zhurmshme dhe nuk pranojnë sakrificën, ndërsa kush duron dhunën dhe sakrifikon shihet si heroinë.
Mua nuk më duket diçka e përshtatshme. Nuk e shoh fare të arsyeshme që të sulmohem vazhdimisht për atë që mendoj dhe atë që jam.
Lidhur me vrasjet e grave dhe vajzave, Lekatari tha se ne jemi shoqëri e dokeve dhe zakoneve, ku burri është ai që drejton dhe duhet t’i bindesh në heshtje dhe nëse del nga rreshti dhe gratë e familjes do të gjykojnë dhe paragjykojnë dhe do të tentojnë të të fusin në rresht.
Ajo shtoi se demokracia e vërtetë është kur e pranojmë se jemi të ndryshëm dhe jetojmë të gjithë së bashku, duke e lënë tjetrin që të jetë vetja.
Më vjen mirë dhe keq që në detyrën time të re, mora një dinjitet profesional që unë e meritoja.
Por më vjen keq se kam punuar për kaq shumë vite dhe dinjitetin profesional e meritoja prej kaq shumë vitesh. Po flas për njohjen e punës sime.
Edukimin seksual që dikur e përçmonin, tashmë e pranojnë më butë dhe më lehtë. Vlerat e punës sime janë të vlefshme, pikërisht se flas për tema që kanë shumë ngjyra dhe dimensione.
Ndjej pakënaqësi që kur dikush do të më ofendoj, thotë se ti je ajo që merresh me organet seksuale. A thua se organet seksuale janë të pista.
Sa herë që përdoret për të më linçuar mua e kuptoj se ku jemi si emancipim mendor. Ka një lloj burgu mendor, edhe sa i takon jetës sociale-publike.



