Bill Gates do të financojë shtatë studime për zbulimin e vaksinës Covid-19

Bill Gates do të financojë shtatë studime për zbulimin e vaksinës Covid-19

Ekziston një vaksinë e mundshme për koronavirusin që po hyn në fazën e parë të provave klinike. Inovio Pharmaceuticals u kujdes për testimin e saj, pasi administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve (FDA) e pranoi kërkesën e kësaj kompanie kaliforniane për të filluar testimin në kuadër të programit të Investigational New Drug.

Kjo vaksinë bazohet tek ADN e njeriut dhe eksperimentimi i saj filloi pas rezultateve inkurajuese të arritura tek kafshët, të cilat shfaqen një imunitet të mirë ndaj Covid-19.

Por, si funksionon?

Në thelb të kësaj vaksine qëndron një plazmid (d.m.th, një molekulë e ADN-së), e cila injektohet tek një pacient dhe që është krijuar posaçërisht e tillë që qelizat e tij të përgjigjen duke krijuar një antitrup specifik, që është në gjendje të luftojë një infeksion të caktuar.

Nëse do të funksiononte kjo “strategji”, do të ishte hera e parë që një vaksinë me bazë ADN-je është përdorur tek njerëzit.

Inovio, e cila ka kryer më parë një studim për trajtimin e SARS dhe që përfundoi fazën e parë të testeve tek njerëzit, ka arritur të zhvillojë dhe prodhojë deri më tani mijëra doza të INO-4800, e cila mund të jetë vaksina e mundshme kundër Covid-19, dhe që tani kompania mund të vazhdojë eksperimentin e saj, mbi të gjitha falë fondeve të dhuruara nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Fondacioni i shefit të Microsoft, si dhe shumë organizata të tjera jofitimprurëse, kanë vendosur të dhurojnë 125 milionë dollarë për të kontribuar në zbulimin e një vaksine që mund t’i japë fund pandemisë.

Fondet e Bill Gates janë ofruar për ndërtimin e laboratorëve dhe infastrukturës së nevojshme për shkencëtarët dhe grupet kërkimore që do të punojnë për prodhimin e shtatë vaksinave më premtuese për të ndaluar virusin Covid-19.

Fondacioni im, meqë mund të lëvizë më shpejt se qeveritë, është për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dhe për të siguruar lehtësira materiale për shtatë epiket më të mira shkencore në botë që mund të gjejnë një vaksinë kundër pandemisë. Pastaj, do vazhdojmë me seleksionimin e ekipeve më të mira shkencore që treguan se mund të ecin shumë hapa përpara, duke u reduktuar në dy ose në tre ekipe maksimumi. Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe ne nuk mund të kthehemi pas”, citohet nga njoftimi i Bill Gates.

Megjithatë, duke u rikthyer në çështjen Inovio, kompania sqaroi se nëse testet e kryera tek 40 vullnetarët e përzgjedhur japin rezultatet e dëshiruara, miliona doza të vaksinës Covid-19 do të jenë të mundshme deri në fund të vitit 2020.

Personat që vendosen për t’iu nënshtruar eksperimentit të vaksinës, u përzgjodhën nga Shkolla e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy