Disa turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth për shkak të motit të keq.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga MCN, uji ka vërshuar në rrugë dhe është e pamundur levizja e makina të vogla.
Bëhet me dije se deri në këto momente askush nuk i ka ardhur në ndihmë turistëve për t’i hapur rrugën e bllokuar nga reshjet e dendura të shiut.
Mëngjesin e sotëm është shënuar dhe dëbora e parë në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C.
Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar situatë problematike, kryesisht në veri të vendit.



