Moti/ Java e ardhshme me reshje shiu dhe stuhi

Moti/ Java e ardhshme me reshje shiu dhe stuhi

Java e ardhshme do të jetë e shoqëruar me shtrëngata shiu dhe stuhi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të hënën, ndërsa reshje shiu me intensitet të ulët do të ketë në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim  të vendit. Në mbrëmje, reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultesirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkesa elektrike. Gjatë ditës, reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte  parashikohet  të kenë  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të para të 24 orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy