Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.
Artistët dhe qytetarët e angazhuar në kauzën e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kërkojnë nisjen e hetimeve për të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak që kanë votuar pro shembjes së Teatrit si edhe për drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë.
Aleanca akuzon anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe drejtorin e IMT-së për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të veprave kulturore.
Ky është kallëzimi i dytë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën në Prokurorinë e Tiranës, pas tre të tillash që ka bërë ditët e fundit në SPAK.



