Transferimi i kompanisë “Aleat” te shteti, Çuçi: Garantojmë vijim të shërbimit për qytetarët

Transferimi i kompanisë “Aleat” te shteti, Çuçi: Garantojmë vijim të shërbimit për qytetarët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe punonjësit në zyrat qendrore të kompanisë “Aleat” teksa pritet që në përfundim të kontratës koncensionare të bëhet transferimi i kompanisë tek shteti shqiptar.

Bashkërisht jemi të interesuar për të garantuar vijimësi të punës, në respekt të plotë të të gjitha protokolleve të sigurisë së ID-ve e pasaportave dhe të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Kompania e ndërtuar me profesionalizëm e përkushtim dhe sipas standardeve më të larta ndërkombëtare në prodhimin e dokumenteve të identifikimit është një histori suksesi, të cilën pashmangshmërisht ne do ta çojmë përpara.

Në vijim ministri garantoi qytetarët për vijim të shërbimit me të njëjtën cilësi pavarësisht këtij ndryshimi të pronësisë nga koncensionari te shteti.

Besimplotë se përgjatë kësaj periudhe tranzitore, por edhe më tej pas dorëzimit të kompanisë, të gjitha proceset do të vijojnë normalisht dhe qytetarët do të marrin shërbim me po të njëjtën cilësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy