AKU: Fruta-perimet të shiten me qese plastike dhe të merren masat e detyrueshme

AKU: Fruta-perimet të shiten me qese plastike dhe të merren masat e detyrueshme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se beteja për të ndaluar dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të Covid-19, nuk do të ndalet deri në fitoren finale.

Nisur nga kjo, AKU kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave të nxjerra për tregtarët e fruta-perimeve.

AKU, iu bën thirrje të gjitha subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

Të gjitha produktet e fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave.

Të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshme ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

Këto masa, vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga Autoriteti, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy