4 Tetor, Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetor, Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetori shënon ditën botërore të kafshëve, një datë e cila fillimisht u celebrua si e tillë në vitin 1931 në Firence të Italisë, në një konventë të ekologjistëve.

Dita Botërore e Kafshëve mbahet çdo vit më 4 tetor për të tërhequr vëmendjen e qeverive, por edhe qytetarëve për rëndësinë e respektimit të jetës shtazore. Kafshët shtëpiake, kafshët e egra apo edhe bagëtitë, meritojnë të trajtohen mirë.

4 tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

Megjithatë, kjo ditë festohet tashmë në të gjithë botën, nga të gjithë adhuruesit e kafshëve, pa dallim feje, kombësie apo prejardhjeje. Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit, për dashurinë që këta të fundit duhet gjithashtu t’u dhurojnë kafshëve.

Kjo ditë ka lidhje edhe me ditën e festës së shën Françeskut të Asizit, shenjti mbrojtës i ekologjisë, përfshirë kafshët.

Legjenda thotë se shën Françesku ishte në gjendje të fliste me kafshët dhe kjo është arsyeja pse ai është paraqitur në piktura të shumta nën shoqërinë e tyre. Ai gjithashtu u predikonte kafshëve dhe madje zbuti një ujk.

Ai vdiq më 4 tetor dhe 705 vjet pas vdekjes së tij, u miratua zyrtarisht Dita Botërore e Kafshëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy