
Pavarësisht aksionit anti-informalitet të reklamuar nga qeveria ditëve të fundit, i cili ka nisur vrullshëm dhe janë vënë mijëra gjoba, nga plazhet në vend, vijnë raportime nga mosrespektimi i përgjigjthshëm i këtij aksioni.
Kur kësaj i shtohet fakti se kuponi tatimor nuk lëshohet gjithmonë në të gjitha lokalet dhe restorantet, me gjithë pretendimet e qeverisë se është e obliguar për t'u lëshuar, një gjë e tillë nuk ndodh në çdo vend. Pushuesit në Jug, kryesisht në Sarandë, pretendojnë se në katër nga lokalet buzë detit, nuk jepet fare kupon tatimor, dhe se sipas tyre, nuk posedojnë as kasë fiskale.
Pushuesit ankohen me tej se në këto lokale, as nuk afrohen administatorët e tatimorës që t'i ndëshkojnë, por dënojnë lokalet e vogla, duke kursyer “peshqit e mëdhenj”.



