Helmimi i Navalny, laboratori gjerman gjen gjurmë të agjentit Novichok në shishen e ujit (VIDEO)

Helmimi i Navalny, laboratori gjerman gjen gjurmë të agjentit Novichok në shishen e ujit (VIDEO)

Në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Alexei Navalny, në një shishe uji, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Novichok.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, të cilët pas ngjarjes janë kthyer menjëherë në dhomën e hotelit për të mbështjellë dhe marrë të gjitha shishet si dhe objektet e tjera për t’i hetuar.

“Dy javë më pas, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit Novichok në një shishe uji nga dhoma e hotelit të tij në Tomsk”, shtuan ata.

“Më pas tre laboratorë të tjerë konfirmuan se Navalny ishte helmuar me po të njëjtin agjent. Tani e kuptojmë: ka ndodhur para se ai të largohej nga dhoma e hotelit për në aeroport”.

Një laborator ushtarak në Gjermani ka deklaruar se lideri i opozitës është helmuar me Novichok, që bën pjesë në të njëjtën klasë agjentësh të epokës sovjetike me të cilën Britania tha se u helmua ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij në vitin 2018.

Navalny u sëmur gjatë një udhëtimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht dhe më pas u dërgua në Gjermani, ku u mbajt në koma për më shumë se dy javë ndërsa mjekohej me një kundërhelm.

Ai, të marten, postoi një foto në shtratin e spitalit në Berlin.

Kremlini ka heshtur para thirrjeve të kancelares gjermane Angela Merkel dhe drejtuesve të tjerë për t’u përgjigjur pyetjeve mbi helmimin, duke mohuar çdo përfshirje zyrtare me ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy