Moti i keq përfshin vendin, Balluku: Mos shpërdoroni energjinë elektrike!

Moti i keq përfshin vendin, Balluku: Mos shpërdoroni energjinë elektrike!

Pas lajmit që vendi do të përfshihet nga moti i keq ditët, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri thirrje publike që energjia elektrike të mos shpërdorohet në këto ditë të ftohta që po kalon vendi. Ajo theksoi se është siguruar energji elektrike për të gjithë territorin edhe pse ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme. Për shkak të temperaturave minus dhe dëborës parashikohen edhe avari në disa zona.

 “Do të kemi temperatura të ulëta rekord që do të krijojnë probleme. Më duhet t’ju jap një informacion të detajuar për sa i përket kushteve. Kemi marrë masa në të gjithë Shqipërinë. OSHEE dhe KESH janë në gatishmëri, jemi duke punuar në fuqi të plotë. Jemi aktualisht me 14 mijë megaëat orë kërkesë ditore dhe pritet që kjo shifër të shkojë 24 mijë megaëat orë kërkesë ditore. 80% më shumë, do të bëjë që të kemi presion të madh, por do të furnizohet i gjithë territori. Për shkak të temperaturave minus dhe dëborës mund të kemi edhe avari, por do të mundohemi të jemi në gatishmëri në të gjithë vendin. Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme. Do të mbrojë të gjithë konsumatorët qofshin familjarë, biznes i vogël apo i mesëm. Do t’ia dalim në këtë sfidë me motin”, tha Balluku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy