Pas 1 orë proteste në Rrugën e Arbrit mes 2 lagjeve të Bulqizës dhe në Qafën e Buallit, dhjetra qytetarë janë shpërndarë paqësisht.
Në përfundim të kësaj proteste, Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat gazetarin Sami Curri për shkak se kishte shpërndarë në rrjete sociale ftesën për protestën e sotme.
Curri po mbahet në komisariatin e Policisë Bulqizë, ndërsa po jep deklarime mbi organizimin e pasdites së sotme.



