Pylli i Sodës vijon të jetë i mbushur me mbetje të ndryshme. Qytetarët thonë se në atë zonë mungojnë kontejnerët e mbetjeve, ndërsa shprehen se natyra është lënë në harresë nga autoritetet vendore pavarësisht ultimatumeve të dhëna nga Kryeministri Rama.



